VIDEO | Kukësi ia del mes drithërimash, ndodh gjithçka në Vlorë

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Kukësit i pati të gjitha. Të dyja skuadrat kërkuan me doemos fitoren dhe luftuan deri në minutat e fundit. Takimi nisi shumë mirë për skuadrën e Kukësit, që e panë veten në avantazh vetëm pas 10 minutave lojë.

Et’hemi konkretizon me gol një kundërsulm të nisur nga qendërmbrojtësi Shameti, i cili jep një pasim të përkryer për sulmuesin anësor. Dalja e Koliçit favorizoi Et’hemin, që me një parabol të bukur, ndëshkon Flamurtarin.

Gjithsesi, vendasit do të reagonin, pasi Pollozhani në minutën e 33’ do të barazonte gjithçka. Një goditje këndi shfrytëzohet mjaft mirë nga qendërmbrojtësi, që kërcen më lart se të gjithë dhe shënon me kokë. Por festa e vlonjateve do të zgjaste vetëm dy minuta, pasi Kukësi do të rikthehej në avantazh.

Rroca harkon nga një goditje dënimi dhe topi i tij përfundon në rrjetë. Koliçi u gjet i papërgatitur nga ai harkim i rrezikshëm dhe ishte në pritje të një devijimi, i cili nuk erdhi dhe topi përshëndeti rrjetën. Ky gol i minutës së 35’ nga mesfushori i ardhur në merkaton e janarit mjaftoi që Kukësi të merrte tri pikët, një triumf shumë i vuajtur për skuadrën verilindore.

Minuta pati edhe për Cuculin, që vetëm pak momente para ndeshjes shihej si i pamundur për t’u aktivizuar, për shkak të një alergjie. Rexhinaldo sërish nuk u preferua. Flamurtari kishte shumë mundësi të mos dilte pa pikë, madje Pollozhani shënoi dhe një supergol në fillimin e pjesës së dytë, gol që u anulua dhe shkaktoi shumë polemika.

 KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20

E shtunë, më 2 shkurt, ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI-KUKËSI  1-2
Shënues: Pollozani 33′ / Et’hemi 11′, Rroca 35′

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Alla, Kotobelli, Useini, Mustafa, Batha, Beqaj (Rrapaj 69′), Musta, Ribaj. Trajner: Ilir Daja
Kukësi: Frashëri, Teqja (Xhemaili 86′), Shameti, Krasniqi, Rrumbullaku, Dzaria, Limaj, Rroca (Cuculi 71′), Et’hemi (Çyrbja 78′), Kordeiro, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Denis Agaraj, Rejdi Zajimi, Orlando Kuka

Kartonë të verdhë: Batha 24′, Useini 26′, Ribaj 49′ / Teqja 28′

Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Ilirjan Kristo

EPISODET

90+5’ Mbyllet takimi në Vlorë, Kukësi ia dal të triumfojë

90+4’ Goditet me shishe anësori, ndërpritet ndeshja për pak çaste

90’ Edhe pesë shtesë, luhen minutat e fundit

86′ Debuton Xhemaili, mbrojtësi zë vendin e Teqjas

82’ Pranë golit Kukësi. Kordeiro shumë i rrezikshëm nga krahu i majtë, por gjuajtja e tij trondit shtyllën e Koliçit

78’ Minuta edhe për Çyrbjan, largohet Et’hemi

71’ Zëvendësim edhe te Kukësi. Mbyllet ndeshja për Rrocaj, në fushë Cuculi

70’ Rast ideal për të barazuar. I sapo futuri Rrapaj godet me portën gjysmë të boshatisur, por bllokohet në limite nga mbrojtja e Kukësit

69’ Vjen zëvendësimi i parë, Beqaj i bën vend Rrapaj

61’ Traversë e Flamurtarit, vlonjatët sërish shumë pranë barazimit

49’ Pollozhani realizon një supergol me roveshatë, por gjyqtari Sokoli anulon gjithçka. Ky gol i anuluar bën që lojtarët e Flamurtarit të tensionohen dhe të rrethojnë arbitrin kryesor. Ribaj ndëshkohet me të verdhë për protesta.

46’ Fillon pjesa e dytë, start i vrullshëm i Flamurtarit

45’ Mbyllet pjesa e parë me tre gola dhe Kukësin në avantazh

43’ Pranë barazimit Flamurtari, por Frashëri pret goditjen e Mustës

35’ Kukësi rigjen avantazhin! Supergol i Rrocës. Harkimi i mesfushorit përfundon në rrjetën e Koliçit dhe verilindorët i përgjigjen shumë shpejt golit të Flamurtarit

33’ Goditje nga këndi për Flamurtarin, harkimi në zonë gjen kokën e Pollozhanit, që ndëshkon Frashërin

24’ Karton i verdhë për Bathën, mesfushori i Flamurtarit shumë i acaruar

16’ Çfarë humbet Shkurtaj. Kordeiro shkëputet mirë nga e majta dhe pason në qendër, por sulmuesi tregohet i pasaktë para porte

11’ Shënon Et’hemi, verilindorët në avantazh
Një kundërsulm shumë i bukur i Kukësit. Shameti nis gjithçka, pason bukur drejt Et’hemit, i cili shkëputet dhe realizon golin e parë. Dalja e Koliçit nuk ishte e studiuar mirë dhe sulmuesi i Kukësit realizon me një parabol.

4’ Që në minutën e katërt, Rexhinaldo del në nxehje

1’ Fillon takimi, Kukësi e nis në sulm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online