VIDEO | Krizë totale te Teuta, Tirana i jep leksion në Durrës

Tirana ka marrë një fitore të vyer në transfertë përballë Teutës, skuadër që konfirmoi dhe njëherë tjetër momentin aspak të mirë që po kalon. Bardheblutë kryeqytas shënuan një herë në pjesën e parë me anë të Oduamadit, ndërsa në pjesën e dytë, rrjetat nga Hasani dhe Karabeci i dhanë triumfin 1-3.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, por Tirana ishte më e qartë. Në minutën e 42’, Kobina jep një pasim perfekt për Oduamadi, i cili mposht në duel shpejtësie Frashërin dhe shënon golin e parë.  Në pjesën e dytë, Hasani dyfishon shifrat. Është sërish Kobina protagonist, pasi tregohet altruist dhe shërben te Hasani, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë.

Teuta mundohet të reagojë pas pësimit të dy golave dhe arrin të shënojë me anë të Kamara, por vetëm 60 sekonda më vonë, Karabeci shënon një supergol dhe vendos fatet e takimit.

Teuta falënderon kalendarin tashmë, pasi do të marrë tri pikë në tavolinë kundër Kamzës, ndërsa Tirana do të synojë të ruajë ecurinë pozitive në “Selman Stermasi” përballë Kukësit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 29
E diel, më 14 prill 2019, ora 18:45

TEUTA-TIRANA   1-3
Kamara 73′ / Oduamadi 42′, Hasani 65′, Karabeci 74′

Teuta: Çeleski, Frashëri (Beqja 58′), Bicaj, Osmani, Hakaj, Sidibe, Gashi, Kallaku, Traore, Progni (Vajushi 46′), Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Tirana: Abibi, Doka, Imami (Muca 89′), Goxha, Hoxhallari, Karabeci, Mauexhe, Hasani, Oduamadi, Kobina, Muçi (Sentamu 70′). Trajner: Ardian Mema

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigert Çokaj, Rejdi Avdo, Ermal Barushi, Ardian Beqiri, Olsid Ferhati

Kartonë të verdhë: Progni 31’

EPISODET – 

90’ – Mbyllet takimi në “Niko Dovana”. Tirana merr një fitore mëse të merituar 1-3 përballë Teutës.

74’ – Gooool. Çfarë kundërpërgjigje nga Tirana. Vetëm 60 sekonda pas golit të Kamara, kapiteni Karabeci shënon një gol shumë të bukur, duke çuar shifrat në 1-3.

73’ – Goool. Zgjohet Teuta, që shkurton diferencat. Një goditje nga këndi e ekzekutuar nga Vajushi gjen këmbët e Kamara, që shënon me roveshatë. 1-2 sfida në “Niko Dovana”.

65’- GOOOOOOOOL – Hoxhallari kroson në zonë për Kobina, ky i fundit shërben për Hasanin dhe shkodrani nuk gabon pak metra pranë portës. Festë e bardhebluve. Kobina jep asistin e dytë për sot

58’ – Teuta nuk po funksionon, vjen dhe ndryshimi i dytë. Frashëri largohet nga fusha e lojës, aktivizohet Beqja. Ende në avantazh Tirana

46’ – Pas një pjesë të parë të dominuar nga Tirana, Shkëmbi e nis të dytën me ndryshime në formacion. Progni i bën vend Vajushit.

42’ GOOOOOL – Eldorian Hamiti lejon avantazhin për Tiranën dhe Oduamadi merr një pasim të saktë dhe përparon drejt zonës. Përballë Çeleskit, nigeriani tregohet i saktë. Tirana në epërsi.

25’ – Tirana më kërkuese, por mungon pasimi final. Paraqitje e mirë deri më tani e sulmuesit të ri, Muçi, i cili në dy raste u shfaq rrezikshëm në zonën e Teutës

9′ – Edon Hasani provon me një goditje dënimi, jashtë gjuajtja e shkodranit. Sinjali i parë nga Tirana

1′ – Nis takimi ne “Niko Dovana”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online