VIDEO: Keita e Firminjo, Liverpuli bën detyrën kundër Portos

0

Liverpuli është mjaftuar me vetëm dy gola në takimin e parë çerekfinale kundër Portos. Një fitore 2-0 në “Anfield Road” është një rezultat i mirë për të kuqtë e Jurgen Klop, por rastet ishin të shumta për ta dhe mund të kishin fituar me një rezultat edhe më të thellë.

Keita shënoi që në minutat e para të sfidës. Mesfushorit iu deshën vetëm 5 minuta që të gjente rrugën e rrjetës, duke i dhënë avantazhin Liverpulit. Mendohej se do të ishte një mbrëmje shumë e gjatë për Porton, sidomos pas golit të dytë të shënuar në minutën e 26’ nga Firminjo.

Megjithatë, “Dragonjtë” nuk pësuan më dhe u ndëshkuan vetëm dy herë. Me këtë rezultat, Liverpuli është dukshëm favorit për të kaluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, por Porto është ende në lojë për të bërë surprizën e madhe.

Liverpul – Porto  2-0
Keita 5’, Firminjo 26′

26′ – Goli i Firminjos

5′ – Goli i Keita (Liverpul)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.