VIDEO | Kapiten Shkëmbi i bëhet makth Skënderbeut, Teuta me galop drejt kreut

Një ndeshje e çmendur u luajt në Korçë, në plot kuptimin e fjalës. Karton i kuq, penallti e humbur, tre gola të anuluar dhe raste të diskutueshme e pretendime për 11-metërsh. Skënderbeu-Teuta dhuruan një 90-minutash spektakolare, me raste të panumërta, por vetëm për një gol.

Edhe pse minuta e para ishin të vakëta, një rrëzim i Kallakut brenda zonës korçare e ndezi sfidën. Edhe pse durrsakët protestuan për një 11-metërsh, nuk ndante të njëjtin mendim gjyqtari Jorgji, i cili vijoi lojën. Vetëm 10 minuta më vonë skuadra e Shkëmbit e gjeti rrugën e rrjetës, me Kamaran që me kokë nuk gaboi nga fare pranë portës së Teqes.

Nuk mund ta pranonte këtë rezultat Skënderbeu që vetëm pak sekonda më vonë gjeti golin me anë të Bregut, por festa e vendasve zgjati shumë pak, pasi asistenti sinjalizoi se vlonjati ishte më i avancuar se mbrojtja e Teutës. Minutat e fundit të pjesë së parë do të ishin mjaft interesante, pasi menjëherë pas një rasti flagrant të Prognit, juglindorët pretenduan për një prekje të topit me dorë.

Vetëm pak sekonda më vonë, Beqaj ndërhyri në mënyrë të parregullt në dëm të Muzakës, duke e detyruar gjyqtarin që të akordojë 11-metërsh, por dhe t’i tregojë kartonin e dytë të verdhë. Me 10 lojtarë “djemtë e detit” e Aliti që u mori topin për të goditur 11-metërshin. Mbrojtësi i Skënderbeut u ndal nga Hidi, i cili nuk lëvizi shumë nga qendra e portës, për t’i mohuar festën dhe golin e barazimit korçarëve.

Fillimi i pjesë së dytë do të niste me të njëjtin ritëm, siç përfundoi e para. Skënderbeu normalisht që do të shtonte “marshet”, pasi ishte në superioritet numerik. Muzaka krijon një situatë të rrezikshme menjëherë sapo rinisi loja, por për fatin e tij të keq topi u përplas te Aliti në vijën fatale.

Kontestimi i radhës ishte për korçarët që pretenduan për një prekje të topit me dorë nga Osmani, por kryesorit i shpëtoi ky moment. Pak pasi ishte mbushur një orë lojë, korçarët shënuan sërish, por këtë herë goli u anulua për një faull brenda zone. Pasimi nga e majta gjeti Oto Xhonin, i cili u ndal nga traversa: në vazhdimin e aksionit ishte Muzaka që e shtyu drejt rrjetës, por Jorgji konstatoi një faull më parë.

Në minuta e mbetura Teuta u mbrojt mjaft mirë, por edhe vendasit nuk arritën që të shfrytëzonin ato raste që u krijuan, nga goditjet standarde apo në situata ku kishte rrëmujë në zonën durrsake. Edhe Hidi ishte vendimtar me pritjet e tij, duke e mabjtur portën e paprekur.

Teuta regjistron ndeshjen e tetë rresht pa humbje dhe rikthen diferencën prej 6 pikësh me Partizanin. Javën e ardhshme skuadra durrsake do të presë “Demat” në shtëpi dhe me një fitore do të hidhte kandidaturën për titull. Në anën tjetër, Skënderbeu mundet në shtëpi dhe tani e sheh vendin e parë 4 pikë larg, por ndjen rrezikun e Kukësit dhe durrsakëve, që janë 2 pikë larg.

Kategoria Superiore – Java 15

E shtunë, më 1 dhjetor, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU 0-1 TEUTA
Shënues:
Kamara 33′

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka (Fili 75′), Dita, Demte (Guindo 78′), Gripshi (Hoxhaj 65′), Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Lulaj, Guexh, Sambou.

TEUTA: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Osmani, Beqja, Sidibe, Gashi, Traore (Latif 59′), Kallaku (Hakaj 46′), Kamara (Bicaj 80′), Progni. Trajner: Bledi Shkëmbi. Të gatshëm: Celeski, Vila, Avdyli.

Kartonë të verdhë: Radas 30′ Bregu 33’/ Beqja 17′, 45+1′, Hidi 74′, Hakaj 83′
Karton i kuq: Beqja 45+1′

GJYQTARË: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Ilir Tartari, Orlando Kuka

DELEGAT: Millan Baci; Vëzhgues: Mikel Shestani.

DIREKT

61’ – Pas pasimit nga e majta, Oto Xhon godet, por ndalet nga traversë. Muzaka ndjek aksionin, por edhe pse e gjen rrugën e rrjetës gjyqtari anulon golin për një faull.

 

60’ – Pas goditjes së Vangjelit, topi devijohet me dorë nga Osmani në dalje të zonës së Teutës, por Jorgji vijon lojën.

54′ – Bregu godet me shumë klas, por Hidi sërish bëhet “hero”!

47′ – Muzaka godet fort nga shumë pranë portës, por topi përplaset te Aliti në vijën fatale, i cili ishte më i avancuar se mbrojtja mike. Mundësi mjaft e mirë për shënim.

45′ Beqja ndërhyn brenda zone, Jorgji është i bindur dhe akordon 11-metërsh, por i tregon dhe kartonin e kuq lojtarit durrsak. Aliti merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, por Hidi e pret tentativën qendrore të mbrojtësit korçar.

42′ – Pas pasimit nga e djathta, Progni provon me një goditje të fortë, e pabesueshme çfarë humbet tropojani.

34′ – Bregu kthen një gol një harkim të Vangjelit, por anësori sinjalizon pozicion të parregullt.

33’ – Pas harkimit nga e majta, Kamara godet me kokë duke shënuar golin e avantazhit për “djemtë e detit”.

 

24’ – Kallaku del i vetëm me Teqen, por në momentin e fundit rrëzohet. Ka protesta nga miqtë për 11-metërsh, por Jorgji është i bindur se loja duhet të vijojë.

1′ – NIS NDESHJA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online