MOVIOLA | Kartoni i kuq i Ramadanit, a veproi drejt Meta? (VIDEO)

Ndeshja mes Luftëtarit dhe Kukësit u gjykua nga kryesori Kridens Meta, i cili u ndihmua nga Egin Doda, Denis Agaraj, ndërsa gjyqtar i katërt ishte caktuar Olsi Sokoli. Ndeshja në Gjirokastër kishte vetëm dy momente që mund të veçohen, pikërisht dy kartonët që mori kapiteni i bluzinjve Behar Ramadani.

Në pjesën e parë ishte një ndërhyrje ndaj Ethemit, por dhe protesta deri diku e tepruar që solli ndëshkimin për herë të parë. Sikur të mos mjaftonte ndërhyrja në dëm të lojtarit të Kukësi, protesta mund ta ketë bindur kryesorin që ta ndëshkojë për herë të parë.

Në pjesën e dytë është një moment që ka vend për diskutim. Ramadani ndërhyn drejt Çyrbes, në dytë e asistentit. Faull dhe kartoni i dytë i verdhë për mesfushorin e Luftëtarit. Nga përsëritjet është tejet e vështirë për të pacaktuar nëse lojtari ka kapur tipin para se të shkaktonte ndërhyrje në dëm të lojtarit të Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online