VIDEO | Kapësi i topave tallet me Klop, gjermani bie pre e provokimit

0

Liverpuli nuk ia doli të merrte tri pikët në përballjen derbi ndaj Everton. Skuadra “fqinje” bëri çmos për t’i prishur punë të kuqve, që pas barazimit të sotëm tani e shohin veten të parakalohen nga Mançester Siti pas muajsh kryesim të kampionatit anglez.

Në përfundim të ndeshjes një kapës topash i Evertonit, jo më shumë se 15 vjeç vendos të luajë me nervat e Jyrgen Klop duke e duartrokitur në mënyrë ironike.

Tekniku gjerman e vëren veprimin e fëmijës dhe i afrohet afër dhe i thotë disa fjalë me fytyrën e ngrysur, por kapësi i topave vazhdon të duartrokasë. Pas pak sekondash Klop e kupton se ra pre e ngacmimin dhe ikën drejt tunelit duke qeshur.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.