Juventusi ka fituar pa shumë vështirësi në Torino ndaj Lacios së Simone Inzagit. Skuadra e drejtuar nga Maksimiliano Alegri dominoi gjatë të gjithë takimit. Pjaniç hapi rezultatin me një goditje të bukur nga jashtë zone, ndërsa takimin e vulosi goli kroati Manzukiç në pjesën e dytë.
Portieri i kombëtares tonë Thomas Strakosha, arriti të tregonte vlerat e tij, duke mos i lejuar Kristiano Ronaldos kënaqësinë e golit të parë. CR7 fillimisht vuri në provë aftësitë e Strakoshës me një goditje të fortë nga jashtë zone, por gardiani i Lacios ishte i përgatitur. Ndërsa në momentin e golit të dytë, Strakosha arriti të devijonte vetëm pak topin e krosuar nga Kanselo, duke mos i lënë mundësi portugezit të shtynte topin drejt rrjetës, punë kjo që u krye nga Manzukiç pas vetëm dy sekondash.
Juventus 1 – |1| Lacio : Manzukiç’75’
Juventus |1| – 0 Lacio : Pjaniç 29’
Pritja e Strakoshës ndaj Ronaldos