VIDEO | Juve nuk fal as thërrimet, Serie A është për stërvitje

Juventusi duket i pamëshirshëm këtë sezon në Serie A. Edhe pse luanin me shumë lojtarë rezervë, bardhezinjtë kanë triumfuar pastër në transfertën e Kaljarit me shifrat 0-2.

Të besuarit e Alegrit shënuan nga një gol për çdo pjesë, ku fillimisht kaluan në avantazh me anë të Leonardo Bonuçit, i cili goditi saktë me kokë pas një goditje nga këndi.

“Zonja e vjetër” e administroi mjaft mirë avantazhin e arritur dhe rezistoi deri në fund, ku në minutën e 85-të gjeti edhe golin e qetësisë. Ishte Moize Ken, i cili nuk kishte si të mungonte, me 19-vjeçarin që shënon golin e katërt në katër ndeshjet e fundit me Juven dhe kombëtaren e Italisë.

Tashmë, bardhezinjtë e çojnë diferencën me Napolin në +18, me ekipin e Ançelotit që nesër udhëton në transfertën e Empolit.

Serie A

Kaljari – Juventus      0-2
Shënues: Bonuçi 22′, Ken 85′

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online