VIDEO | Juve një “përbindësh”, “shtyp” Fiorentinën dhe vret Serinë A

Juventusi duket një makineri perfekte në Serinë A. Bardhezinjtë, triumfojnë 0-3 ndaj Fiorentinës në transfertë dhe shkojnë në kuotën e 40 pikëve, teksa larg shtëpisë numërojnë vetëm fitore këtë sezon.

Një ndeshje që nisi e ekuilibruar, por me minutat që kalonin bardhezinjtë shtonin presionin e tyre. Kur kishin kaluar gjysmë ore lojë, në minutën e 31-të, ishte Rodrigo Bentakur, i cili kaloi në avantazh të tijtë, duke i dërguar skuadrat në pushim me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë, Fiorentina u mundua të merrte diçka nga ndeshja, por ishte Kielini, ai që dyfishoi shifrat pas një rrëmuje në zonë. Në minutën e 79-të ishte momenti i Kristiano Ronaldos për të shkruar emrin në listën e golashënuesve, teksa shndërroi në gol një 11-metërsh, duke u ngjitur në krye të golashënuesve, së bashku me Kristof Piatek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online