Rrëfehet Osmani: Nga largimi dhe çështja e “tradhtisë”, deri te kërkesa për arbitrin

Mbrojtësi i Teutës, Tefik Osmani, foli në “Gol pas goli” për “Supersport” pas ndeshjes, ku më shumë u ndal tek e shkuara, duke komentuar largimin  tij nga Korça, me një rrëfim unik dhe plot batuta e akuza.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, duke parë fillimin e lojës bëmë mirë. Shënuam dhe humbëm një rast të pastër me Prognin, por më pas na ka ndihmuar dhe Zoti. Zoti është me të drejtin dhe na ndihmoi”.

“Unë gjatë gjithë këtë kohë nuk kam folur. Osmani ka ikur për diçka që nuk e meritoja të ikja. Po mendohem nëse duhet të flas apo jo. Këtu te Skënderbeu presidenti Takaj mund të ketë pasur shumë legjenda, por si Osmani nuk i vjen në ekip.  E kam thënë shumë shkurt më parë që jam tradhtar nga presidenti Takaj. Si çdo lojtar tjetër më kanë kontaktuar drejtuesi e Flamurtari, jam takuar dhe u kam thënë se nëse Takaj nuk më mban në ekip do të vi te Flamurtari. Ia kam thënë Takajt këtë gjë, i kam treguar kushtet dhe më pas nuk kemi folur për një javë”.

“Më pas më ka thënë jam dakord me kushtet e tua. Lojtarët e tjerë nuk donin kushtet e tyre, por donin osmanin në ekip. Nëse do të ishin burra do ta mbanin fjalën. Më ka larguar Tirana kur ka pasur Rubion, Teuta më ka hapur derën. Nuk e prisja që Skënderbeu do të më linte në rrugë. Isha, por tani jam ky që jam, shumë afër kreut. I jam mirënjohës Teutës. Në qytetin e Korçës dhe në çdo opinion sportiv u tha Osmani tradhtoi, por nuk është kështu. Të gjithë e dinë se nuk tradhtoi Osmani dhe nuk e bën lehtë këtë gjë. Doja t’iu thosha këto fjalë dhe shyqyr zotit po i them pas fitores. Do ishte e vështirë t’i thosha pas humbjes. U kisha thënë miqve të mi se do të flisja. Kam miq ata që edhe mua më kanë”.

“Doja të flisja në këtë ambient. E kam nxjerrë me qëllim postimin për gladiatorit. I thash gjyqtarit jepe penallti se e gjuan Aliti dhe e pret Hidi”.

“Menduan se Osmani do të rrëzohej, por Osmani ngrihet frikshëm dhe e dinë se po u ngrit Osmani…”

One thought on “Rrëfehet Osmani: Nga largimi dhe çështja e “tradhtisë”, deri te kërkesa për arbitrin

  1. Osmani eshte nje futbollist shume cilesor. Nje nga mbrojtesit me produktive te qendres. Vertet mundet te ngrihet si gladiator, por ja u ngrit edhe nje vit tjeter… po pastaj? Do te kthehet prape si Bonuçi…? Osmani eshte nje mbrojtes qe edhe pasi te linte futbollin, cdo ekip do ta donte ne staf. Mjaft te rreshtohej me çunat e rinj dhe tju fliste… per kete moment duhej te qendronte Osmani ne ekipin e tij dhe jo te shtrihej para porte per te marre faullin ne sulm te Enea Jorgjit…Por ndoshta per 2 lek me teper zgjodhi te shkonte tek durresi… Njesoj si Ilir Daja, i cili ngriti nje ekip model, si asnje ekip tjeter shqiptar, as si ekipi i Vasil Rucit ku shkoi pasi e braktisi gjithe ate pune. Kjo duket nje shemti e vertete. Ndoshta me mire qe ndodhi keshtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online