VIDEO: Fluturimi i Ekuban, gol vendimtar dhe mallëngjim për nënën e ndarë nga jeta

Ish-sulmuesi i paharruar i Partizanit, Kaleb Ekuban, ka shënuar një gol fantastik sot, duke i dhënë fitoren Trabzonsporit në kampionatin turk.

Italo-ganezi u fut në pjesën e dytë, si shpesh këtë sezon, me ndeshjen që ishte e mbërthyer në barazim, ndërsa në minutën e 82-të një kros nga Hoze Soza drejt zonës pa Ekuban të fluturonte dhe me kokë të shënonte golin e avantazhit. Më pas, në shtesë, Trabzonspori shënoi edhe golin e dytë, me ndeshjen që përfundoi 2-0 dhe Trabzonsporin që ngjitet në vendin e pestë.

Një gol i veçantë dhe një moment prekës për sulmuesin, i cili ka marrë një lajm të hidhur ditët e fundit, sepse nëna e tij u nda nga jeta të mërkurën dhe deri dje Ekuban ishte në udhëtim, duke u kthyer nga Italia, ku shkoi për të qenë pranë familjes.

Sulmuesi i huazuar nga Lids u mallëngjye pas golit, duke vënë duart në fytyrë dhe duke treguar nga qielli.

Në intervistës në përfundim të ndeshjes, Ekuban foli për momentin e vështirë që kaloi dhe nuk harroi të linte një mesazh për të gjithë njerëzit që po kalojnë momente të vështira: “U shfaqa i emocionuar, pasi kam kaluar një moment tepër të vështirë kur mora vesh lajmin e vdekjes së mamasë sime, por ajo mbetet gjithmonë përkrah meje. U ktheve dhe u përpoqa që të mos ndikohesha nga emocionet dhe të bëja punën e time në fushën e blertë. Goli ishte gjëja perfekte për ta bërë mamanë time krenare. Sa do e vështirë që të bëhet situata, s’duhet të harrojmë se Zoti ka nën kontroll çdo gjë. Në çdo moment që po kaloni një moment të vështirë, lutuni Zotit dhe ai do t’iu nxjerrë nga errësira”.

Golat e pakët ? – “I tillë është futbolli. Unë futem më së shumti se zëvendësues dhe përpiqem të bëj maksimumin. Ndonjë ditë shënon, herë të tjera jo, por gjëja më e rëndësishme është që çdo lojtarë të japë maksimumin dhe skuadra të arrijë objektivat e saj. Për një sulmues është parësore që të shënojë, por sidoqoftë nëse ajo nuk ndodh rëndësi ka që skuadra të fitojë”, përfundoi sulmuesi italo-ganez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online