Mançester Junajtid është zyrtarisht jashtë garës për një Champions League. “Djajtë e Kuq” nuk shkuan dot më shumë se një barazim 1 – 1 ndaj Hadërsfilldit të vendit të fundit, që vinte në këtë takime me një rekord katastrofik prej tetë humbjesh radhazi.
Netët evropiane për sezonin e ardhshëm Junajtid do i kalojë në “Europa League”, kompeticion të cilin e fituan në vitin 2017. Është e qartë që asnjë lojtari nuk e ka më vendin e sigurt te Junajtid, ndoshta pas këtyre rezultateve negative pikëpyetje mund të vihen edhe mbi menaxherin Solskjaer, i cili kreu një mrekulli në dy muajt e parë.
Në takimin tjetër të kësaj dite Çelsi mori një fitore 3 – 0 ndaj Uotfordit. Pas një pjesë të parë të dobët, londinezët u zgjuan në fraksionin e dytë të lojës duke shënuar me anë të Loftus-Çik, Luis dhe Higuain. Londinezëve tani u mbetet të fitojnë finalen ndaj Leisterit në javën e fundit të kampionatit për të vulosur rikthimin në Champions League.
Premier League – Java 37
Hadërsfilld-Mançester Junajtid 1-1
Shënues: Mbenza 60’ / MekTominai 8’
Çelsi-Uotford 3-0
Shënues: Loftus Çek 48’, Luiz 51’, Higuain 75’