VIDEO | Atalantën nuk e ndal askush, Kualjarela nuk ka ndërmend të plaket

0

Atalantën nuk e ndal do më askush. Ekipi i Gasperinit ia doli të triumfonte edhe në një transfertë të vështirë si ajo e Olimpikos. 1-3 fituan Gjimshiti me shokë, ndërsa Etrit Berisha vazhdon të qëndrojë në stol.

Pozicion i ri për mbrojtësin e kombëtares, i cili u aktivizua në krahun e majtë të mesfushës në skemën 3-4-2-1 të Gasperinit dhe gjeti rrugën e rrjetës. Parolo kaloi Lacion në avantazh që në minutën e tretë, por Atalanta nuk u dorëzua.


Ekipi bergamask shfrytëzoi ditën e errët të mbrojtjes laciale dhe shënoi dy herë me anë të Zapatës (goli i 22 në kampionat për kolumbianin) dhe Kastanje. Për të vulosur fitoren dhe Atalantën në vendin e katërt mendoi Gjimshiti. 26-vjeçari kërceu bukur me kokë pas krosit të Gomez nga kornja dhe mposhti Strakoshën.

Në ndeshjet e tjera ranë në sy barazimet spektakolare. 3-3 përfundoi ndeshja midis Parmës dhe Sampdorias, me Fabio Kualjarelën që shënoi një dygolësh, duke vazhduar të kryesojë me 25 gola. Barazim me gola dhe mes Sasuolos dhe Frozinones, ndeshja që u mbyll 2-2.

Lacio-Atalanta 1-3
(Parolo 3’ / Zapata 22’, Kastanje 58’)

Parma-Sampdoria 2-3
(Bruno Alvesh 2’, Kuçka (pen) 67, Bastoni 72’ / Kualjarela (pen) 28’, 61’, Defrel 38’, )

Sasuolo-Frozinone 1-2
(Ferrari 67’ / Samarko 8’, Paganini 36’)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.