Gatuzo: Jam kundër grumbullimeve, por kishim ikur nga trutë! Dorëheqja? Harrojeni

Milanit nuk i falen më gabimet. Katër ndeshje kanë mbetur deri në fund të kampionatit dhe për t’u kualifikuar në Champions mund të mos mjaftojnë as katër fitore.

Megjithatë, rëndësi ka që të mposhtet Bolonja nesër në “San Siro”. Xhenaro Gatuzo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Trajneri i “djallit kuqezi” shpjegon se pse u detyrua të grumbullonte ekipin për 5 ditë, pavarësisht se është kundër grumbullimeve të gjata.

Një urim për Kaldarën e pafat, thirrje për kujdes ndaj ekipit të Mihajloviçit dhe e ardhmja. Gatuzo as që ka ndërmend të japë dorëheqje, pasi në karakterin e tij nuk ekziston dorëzimi. Në fund Romanjoli dhe Bakajoko. Të dy kanë gabuar, kanë kërkuar ndjesë dhe kaq mjafton.

BOLONJA – “Është një skuadër që ndodhet në formë dhe tenton të luajë me shpejtësi që pas ardhjes së Mihajloviçit. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të treguar që jemi akoma gjallë.”

GRUMBULLIMI – “Jam kundër grumbullimeve, por ekzistojnë rregulla që duhen respektuar në një grup. Lojtarët nuk ishin mirë nga mendtë e kokës, ndërsa tani janë më të përqendruar. Tani shoh një skuadër të zemëruar dhe dua që ta shoh këtë zemërim edhe në fushën e lojës. Unë vendosa për grumbullimin dhe klubi më mbështeti. Në fillim isha në dyshim, por më pas u binda. Nuk më intereson jeta private e lojtarëve, por kur vihet në Milanelo punohet në një mënyrë të caktuar.”

CHAMPIONS – “Duhet të jemi ambiciozë. Po kalojmë një periudhë të keqe. Kur futesh në tunel duhet të analizosh gjithçka për të kuptuar se çfarë nuk funksionon. Kush luan me Milanin duhet të ketë ambicie.”

E ARDHMJA – “Unë nuk dorëhiqem. Objektivi im është kualifikimi në Champions dhe kam dy vite të tjera kontratë. Pjesa tjetër nuk ka asnjë vlerë. Klubi nuk më ka folur për largim, këto gjëra i shkruani dhe i shpikni ju gazetarët. Ekziston një raport shumë i mirë midis meje, Leonardos dhe Maldinit. Nuk jam i dorëzuar, jam vetëm i trishtuar nga rezultatet negative.”

KALDARA – “Dua t’i dërgoj urimet më të bukura për ditëlindje. I uroj një shërim të shpejtë dhe e presim me padurim, sepse është një djalë që meriton shumë. Kjo periudhë ka qenë e pafat për të.”

ROMANJOLI – “Kemi biseduar dhe kapiteni i ka kërkuar falje shokëve për kartonin e kuq. Alesio është përmirësuar shumë, por i duhet të rritet akoma në këtë aspekt.”

BAKAJOKO – “Ai gaboi, i kërkoi falje të gjithëve dhe kjo çështje është lënë pas krahëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online