VIDEO | Italia rikthehet e frikshme, spektakël “axurr” në Athinë

Italia ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të epokës Mançini mbrëmjen e sotme në Athinë ndaj Greqisë. Një fitore e pastër  3 – 0 me të gjithë golat që u shënuan brenda pjesës së parë. Mesa duket në grupin e kombëtares “axurre” do ketë konkurrencë vetëm për vendin e dytë.

Barela thyen i pari mbrojtjen Helene me një gol ku rol kuç luajti Beloti që dha një asist të mrekullueshëm. Vetëm pak minuta më vonë vijnë dy golat e radhës. Fillimisht Insinje realizon një gol fantastik, ndërsa listës së shënuesve i bashkohet dhe mbrojtësi Bonuçi.

GREQI 0 – 3 ITALI
Shënues: Barela 23′, Insinje 30′, Bonuçi 33′


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *