VIDEO / Italia feston në limite, Mançini gjen fitoren e parë

Italia ka arritur të mundë Poloninë në transfertë. Goli i vetëm i takimit erdhi nga këmbët e një mbrojtësi. Ishte  Kristiano Biragi, i cili shtyu topin drejt portës së polakëve në minutën e 92-të dhe siguroi trepikëshin e parë për Mançinin.

Loja e skuadrës “axurre” nuk la për të dëshiruar si herë e tjera, por pritjet e Sheznit e shtynë për në fund festën e katër herë kampionëve të botës. Tani Mançinit i duhet të mendojë për sfidën ndaj Portugalisë në muajin nëntor, me përfaqësuesen luzitane që po kalon një moment mjaft të mirë, pavarësisht mungesës së Kristiano Ronaldos.

Ndëkohë goli i Biragit, nuk i ka kushtuar vetëm pikën e barazimit Polonisë, që është bërë përfaqësuesja e parë që bie një ligë më poshtë në Ligën B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online