VIDEO / Irlandezi ia çon nervat në kulm danezëve, “Fair-Play” nuk është në fjalorin e tij

Irlanda nuk mundi të hakmerrej ndaj Danimarkës për skualifikimin që këta të fundit i bënë atyre në ndeshjen e “Play-Off” e “Rusi 2018”, ku danezët i shpërfytyruan në mes të Dublinit me një fitore të thellë me shifrat 5-1.

Ditën e shtunë dy kombëtaret u përballën sërish, kësaj herë në kuadër të turneut “Nations League”, ndeshja përfundoi në barazim pa gola me danezët, që kontrollin e topit, por nuk arritën të krijonin shumë raste, ndikim në këtë gjë mund të ketë pasur dhe mungesa për shkak të dëmtimi e yllit të ekipit Kristian Eriksen.

Por, një episod mjaft interesant i këtij takimi ishte ai i minutës së pestë, ku lojtarët e Danimarkës ngadalësuar lojën pas thirrjeve të lojtarëve të Irlandës për të çuar topi jashtë pas dëmtimit të mesfushorit Herri Arter. Nga kjo situatë përfiton Xhef Hendrik, i cili i rrëmben topit Dilenejt dhe vrapon i vetëm drejt portës së Shmajkëll, fatmirësisht Hendrik gaboi në mënyrë të pabesueshme  duke e çuar topin jashtë. Por, nervat e danezëve në atë moment kishin kapur kulmin dhe të gjithë lojtarët iu vërsulën lojtarit “anti fair-play”, i cili u justifikua me faktin që nuk e kishte parë kolegun e tij të dëmtuar, por pamjet filmike e vërtetojnë qartë që gjithçka ka qenë një dredhi e turpshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online