Nga Italia vjen “bomba”, Usain Bolt mund të luajë në Serinë A

Usain Bolt dhe debutimi i tij me skuadrën australiane të Central Coast Mariners bëri xhiron e botës. Rekordmeni xhamajkan bëri një paraqitje mjaft të mirë në miqësoren e zhvilluar pak kohë më parë, teksa shënoi edhe një dygolësh.

Ditën e sotme agjenti i ish-atletit ka bërë një deklaratë të bujshme, teksa ka thënë për prestigjiozen “ESPN” se Bolt kërkohet nga një klub evropian, që ka ndërruar pronarin e saj së fundmi si dhe synon Championsin. Hipoteza të shumta janë hedhur dhe “Corriere dello sport” ka raportuar se mund të bëhet fjalë për Milanin. Gjithashtu agjenti i Bolt ka thënë se ekipi që është i interesuar për klientin e tij ka një finale kupe për të luajtur.

Të gjitha rrugët të dërgojnë te Milan për momentin, pasi kuqezinjtë kanë ndërruar presidencën së fundmi si dhe synojnë zonën Champions. Gjithashtu “djalli” ka për të luajtur në muajin janar Superkupën e Italisë përballë Juventusit. Momentalisht është vetëm një hipotezë, por në rast se ka diçka të vërtetë në këtë spekulim, do të ishte diçka që do të bënte një jehonë të pabesueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online