Rrëfimi 360 gradë i Modriç: CR7, Mbape dhe Topi i Artë

Luka Modriç është një nga ata futbollistë, për të cilët ndjen vetëm admirim dhe kënaqësi kur e sheh duke luajtur, pavarësisht ekipit që përfaqëson. Mesfushori i Real Madrid dhe kapiteni i Kroacisë ka dhënë një intervistë për “France Football”, ku tregon idenë e tij të futbollit. Inteligjenca është gjëja më e rëndësishme, sepse futbolli është një lojë që luhet me tru.

33-vjeçari kroat zbulon tre futbollistët me të cilët do ëndërronte të luante, thur elozhe për Kristiano Ronaldon dhe Kilian Mbape. Në fund Topi i Artë, me Modriç kandidat favorit, por lojtari i Real Madrid është i përulur dhe nga goja e tij nuk do të dalë kurrë një kompliment për veten e vet.

FUTBOLLI SIPAS MODRIÇ – “Ekzistojnë disa skuadra që dëshmojnë se, në të njëjtën kohë, mund të fitosh dhe të ofrosh një shfaqje të mirë. Ka shuma mënyra për të kuptuar futbollin, por mendoj se është e mundur të kombinosh rezultatin me lojën e bukur. Edhe sot, kur përgatitja fizike e futbollistëve është më  mirë se kurrë, ka akoma vend për talentin dhe teknikën për kërkimin e së bukurës. Gjithmonë do të jetë kështu, sepse futbolli është një lojë që luhet me tru. Ti mund të vendosësh të gjithë forcën fizike që zotëron, por është diçka që quhet inteligjenca futbollistike, inteligjenca e ndeshjes, që do të jetë gjithmonë thelbësore. Fiziku nuk do e zëvendësojë kurrë inteligjencën.”

ËNDRRA – “Do të dëshiroja të kisha luajtur me Zvonimir Boban, idhullin e kombëtares kroate. Pastaj zgjedh Zinedin Zidan, të cilin kam patur fatin ta kem trajner. Ndonjëherë ai luante me ne dhe ishte mbresëlënëse të shihje elegancën e tij dhe lëvizjet që bënte. I treti është Ronaldo Nazario.”

CR7 – “Ronaldo i përket një niveli tjetër futbollistësh. Unë jam një person i turpshëm dhe i rezervuar. Nuk e preferoj ekspozimin në media. Unë preferoj thjeshtësinë. Nuk mendoja se Zidan do të largohej nga Reali dhe të njëjtën gjë mendoja dhe në rastin e Kristianos. Kur mediat po flisnin për largimin e tij, filluam të vinin baste në dhomat e zhveshjes. Ishim të bindur që do të qëndronte, por të gjithë bëjnë zgjedhjet e tyre në jete.”

MBAPE – “Jam i sigurt që Kilian do të vazhdojë të përmirësohet. Ai është një talent i jashtëzakonshëm, një premtim i madh për të ardhmen, por që e ka treguar potencialin e tij që tani. Ai është i veçantë. Më kujtohet kur shoku im te kombëtarja, Daniel Subashiç më tha një ditë: ‘Është një lojtar i ri te Monako, do e shohësh, është i pabesueshëm dhe një ditë do të jetë një nga më të mirët në botë’. Po më fliste për Mbape, kur nuk e njihte akoma askush.”

TOPI I ARTË – “Në të vërtetë nuk më pëlqen të flas në këtë mënyrë dhe të them: ‘Po, unë jam ai që meriton të fitojë Topin e Artë’. Gjëja më e rëndësishme për mua është të zbres në fushë dhe të luaj siç kam bërë këto muaj. Ky ka qenë padyshim viti më i mirë i karrierës time dhe qëllimi im i vetëm është të vazhdoj me këtë ritëm. Ju nuk do arrini kurrë të dëgjoni nga goja ime: ‘Unë jam ai që duhet të fitoj këtë’.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online