VIDEO | Interi “sinjal” Barcelonës, nuk kursehet as ndaj Xhenoas

Interi dëshmon dhe një herë tjetër forcën e tij në Seria A, pasi ka mundur që të regjistrojë suksesin e shtatë radhazi në kampionat. Të besuarit e Spaletit kanë dominuar në lojë dhe rezultat ndaj Xhenoas duke triumfuar me rezultatin 5-0, falë golave të Galjardinit, i cili realizoi dy herë dhe Politanos, Zhoao Marios e Naingolan, që shënuan nga një herë.

U bë gjithçka e lehtë që në minutën e 14-të për zikaltriti, të cilët e gjetën rrugën e rrjetës me anë të Galjardinit, i cili shfrytëzoi maksimalisht një pasim të Zhoao Marios. Ky i fundit shërbeu saktë dhe dy, minuta më vonë, këtë herë për Politanon, që dyfishoi rezultatin .

Në fraksionin e dytë ishte sërish Galjardini, i cili shënoi dhe golin e tretë pas një rrëmuje në zonën e miqve.  Në sekondat e fundit të ndeshje kishte vend dhe për një gol të Zhoaos, i cili ishte një ndër më të mirët në fushë, por dhe për realizimine  Naingolan me kokë. Në fund një tjetër fitore, që i çon në kuotën e 25 pikëve sa dhe Napoli dhe vetëm 3 pikë më pak se Juventusi, që do të luajë në mbrëmje. Xhenoa në krahun tjetër mbetet në kuotën e 14 pikëve.

Një fitore me shumë vlerë për Interin, që në mesjavë do të luajë ndaj Barcelonës, ku do të kërkojë një fitore, në mënyrë që të rivalizojë më pas për vendin e parë në grup. Sinjali është i qartë, Interi në “San Siro” është vështirë për t’u mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online