Video |  Interi ia del pa Ikardin, Naingolan debuton me gol

Skuadra e Luçiano Spaletit ka gjetur fitoren e parë për këtë sezon të Seria A. Zikaltrit edhe pse pa kapitenin Mauro Ikardi treguan se e meritojnë të respektohen nga çdo ekip, pavarësisht hapave fals në dy ndeshjet e para.

Që në minutat e para të lojës, Interi diktoi rrjedhën e lojës. Vendasit u përpoqën të kapnin zikaltrit në kundërsulm, por në të vetmin rast që ishin të sukseshëm sulmuesi paraguaian, Federiko Santander, gaboi i vetëm përballë Handanoviç.

Ai që zhbllokoi shifrat ishte belgu Raxha Naingolan, i cili gjeti golin e parë në debutim e tij me ngjyrat zikaltër. Kandreva ishte një tjetër surprizë e këtij takimi. Italiani u fut si zëvendësues dhe i mjaftuan vetëm  tre minuta për të gjetur golin e parë pas më shumë se një viti e gjysmë pa shënuar. Golin i tretë dhe i fundit u shënua nga Ivan Perisiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online