Video | Atletiko turpërohet në Vigo, Selta nuk e lë të shikojë portën

Diego Simeone ka shtatë vite që është trajneri i Atletiko Madridit, por deri më sot argjentinasit nuk i kishte ndodhur që skuadra e tij të mos arrinte të gjuante të paktën njëherë në portën e kundërshtarit. Çudia e madhe ndodhi sot. Grizman & Co. dukeshin si lojtarë krejtësisht të tjerë nga ata që mundën Realin në finalen e Superkupës së Europës pak javë më parë.

Pjesa e parë rezultoi e ekuilibruar nga të dyja palët, që mbajtën portat e paprekura por e dyta ishte një histori krejt tjetër. Selta gjen avantazhin shumë shpejt me anë të sulmuesit të talentuar Maksimilano Gomez. Pak minuta më vonë Iago Aspas dyfishon avantazhin e vendasve dhe morali i madrilenëve bie përtokë.

Kartoni i kuq i Stevan Saviç në minutën e 70-të i vë kapak takimit. Statistika në fund të 90-minutëshit është e frikshme. 10 gjuajte, por asnjë në kuadratin e Seltës. Simeone do i duhet të reflektojë shumë mbi këtë takim që me siguri dhemb shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online