VIDEO | Gola dhe spektakël, Kukësi mposht Kamzën mes drithërimash

Kukësi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 3-2 përballë Kamzës në “Elbasan Arena”. Verilindorët kaluan shumë shpejt në avantazh, me anë të sulmuesit Vasil Shkurtaj, i cili gjeti golin e parë me fanellën blu. Në minutën e 9’, sulmuesi niset nga një pozicion i dyshimtë, por arrin të shënojë dhe goli është i rregullt. Kukësi e nis praktikisht në avantazh dhe parashikohej një fitore e lehtë për të besuarit e Cungut.

Megjithatë, Kamza arriti të reagojë dhe të barazojë brenda pjesës së parë. Me anë të një goditjeje dënimi, Fukui arrin të godasë i lirë brenda zonës. Edhe pse jo një goditje e fortë, Frashëri nuk arrin ta ndalë dhe e shtyn topin drejt rrjetës së tij. Topi kalon vijën fatale dhe Kamza në delir.

Pjesa e dytë foli më shumë për Kukësin. Valdet Rama aktivizohet në minutën e 46’ dhe vetëm 60 sekonda më pas, realizon një gol fantastik. Pasi i vjedh topin mbrojtësit Bonani, sulmuesi është shumë i shpejtë për mbrojtjen mike dhe në limitet e zonës, godet shumë bukur, duke mposhtu portierin Avdyli dhe duke rikthyer Kukësin në avantazh. Në minutën e 60’, Rama është sërish protagonist. Një shpërthim i tij nga krahu i majtë sjell dhe golin e tretë për verilindorët, i cili shënohet nga mesfushori Rroca. Ky gol u duk se i siguroi fitoren Kukësit, por Kamza arriti të shënojë sërish.

Në minutën e 77’, Martinena gjen golin e parë personal me fanellën e Kamzës. I sapo futur në lojë, argjentinasi ekzekuton një goditje dënimi në mënyrë të shkëlqyer, duke mposhtur për herë të dytë portierin Frashëri. Minutat e fundit ishin shumë të luftuara nga të dyja skuadrat, por Kukësi u mborjt mirë dhe arriti të marrë një fitore shumë të vështirë përballë të besuarve të Stojkut, që debuton me humbje në krye të Kamzës.

Kategoria Superiore – Java 23
E diel, më 24 shkurt, ora 14:00
“Elbasan Arena”, Elbasan

KUKËSI-KAMZA  3-2
Shënues: Shkurtaj 9′, Rama 46′, Rroca 60′ / Fukui 40′, Martinena 77′

Kukësi: Frashëri, Ethemi, Krasniqi, Teqja, Xhemaili (Rama 46′), Çyrbja, Dzaria, Limaj (Rroca 56′), Rrumbullaku, Rexhinaldo (Joti 90+3′), Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu Në dispozicion: (Gomis, Maliki, Joti, Rroca, Rama)

Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Bitri, Bonani (Mumajesi 52′), Rezi, Malaj (Peci 63′), Mehmeti, Fukui, Plaku, Zisi (Martinena 76′). Trajner: Gentian Stojku Në dispozicion: (Selaci, Arrabal, Beqiri, Martinena, Mumajesi, Orelesi, Peci)

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Denis Rexha, Denis Agaraj, Eldorjan Hamiti
Kartonë të verdhë: Çyrbja 33’, Xhemaili 40′ / Bonani 40′, Fukui 79′
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Fatmir Tare

EPISODET

90′ Mbyllet takimi në “Elbasan Arena”, Kukësi ia del mes drithërimash

77’ Gooool Kamza!! Martinena gjen golin e parë këtë sezon nga një goditje dënimi, duke mposhtur Frashërin. Një gol fantastik nga sulmuesi argjentinas, i cili shkurton diferencat

60’ Gooool Kukësi!! Shënon Rroca. Mesfushori realizon golin e tretë për verilindorët dhe afron më shumë të besuarit e Cungut te fitorja. Pas një shpërthimi nga Valdet Rama nga krahu i majtë, Rroca është në vendin e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës. 3-1!

46’ Gooool Kukësi!! Fantastik Valdet Rama, i cili me topin e parë që prek shënon. Pasi i rrëmben topin Bonanit, sulmuesi avancon i vetëm dhe godet nga jashtë zone, duke shënuar një supergol

46’ Rama në fushën e lojës, mbyllet sfida për Xhemailin

45′ Mbyllet pjesa e parë e barabartë

40’ Gooool Kamza!! Një goditje dënimi e ekzekutuar shumë mirë nga Mehmeti gjen Fukuin brenda zonës. Goditja e japonezit shkon e lehtë në duart e Frashërit, por portieri i verilindorëve nuk arrin ta ndalë. Goli i pestë për Fukuin këtë sezon dhe Kamza barazon gjithçka

32’ Aksion shumë i mirë i Kukësit. Et’hemi dhe Rexhinaldo kombinojnë mirë nga krahu i majtë. Topi në qendër gjen këmbët e Çyrbjas, i cili godet bukur, por fluturon Avdyli

22’ Pranë barazimit Kamza! Plaku lufton mirë me mbrojtjen e Kukësit dhe arrin të godasë, por e djathta e tij shkon pak centimetra sipër traversës

9’ Goooool Kukësi! Realizon Shkurtaj. Sulmuesi gjen golin e parë në kampionat me fanellën e Kukësit dhe i jep avantazhin verilindorëve, që e nisin ndeshjen praktikisht në avantazh

1’ Fillon takimi, topin e parë e luan Kamza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online