VIDEO | Laç i pafuqishëm, Kastrioti e ndal me një supergol

0

Kastrioti nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe këtë herë ka marrë një pikë kundër Laçit, në një ndeshej që u mbyll në barazim 1-1 në Durrës. Kurbinasit shënuan të parët me anë të Fangajt, por mesfushori Julian Shehu me një gol mjaft të bukur shmangu humbjen për skuadrën e Devollit.

Një ndeshje e vakët, me pak raste. Krutanët shfaqën më shumë dëshirë, kurse Laçi në krahun tjetër i kishte të paqarta sulmet. Goli i parë i takimit u shënua pas një rrëmuje në zonë dhe ishte Fangaj, ai i cili realizoi për kurbinasit. Gjatë pjesës së parë nuk kishte diçka për t’u shënuar.

Në të dytën u bënë disa lëvizje nga trajnerët dhe ishte Kastrioti që arriti të barazojë. Jualian Shehu, me një goditje nga brenda zonës, arriti të mposhtë portierin Selmani. Përpjekje nga të dyja krahët për të shënuar edhe golin e fitores, por pa sukses.

Laçi e ka ngushtuar në katër pikë diferencën me Teutën e vendit të tretë, kurse Kastrioti sheh t’i largohet Luftëtari i vendit të tetë. Diferenca me gjirokastritët është pesë pikë. Një rezultat që nuk i shkon për shtat dy ekipeve, për vetë objektivat që kanë.

Kategoria Superiore – Java 23
E diel, më 24 shkurt, ora 14:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

KASTRIOTI-LAÇI 1-1
Shënues:
Shehu 54′ / Fangaj 11′

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj (Okebugu 66′), Shehu, H. Marku (Vatnikaj 75′), Bardhi (T.Marku 86′), Kalaja, Roxher. (Në dispozicion: Puja, A. Selmani, Neziri, Bojom). Trajner: Bledar Devolli
Laçi:
Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Mersinaj, Sefgjini (Mane 81′), Eller, Najdenov (Jonuzi 61′), Çokaj, Shtubina, Xhixha (Okpotu 86′). (Në dispozicion: Sali, Domgjoni, Pjeshka, Prengaj). Trajner: Besnik Prenga
Gjyqytarë:
Klodian Shahini, Ermal Barushi, Herald Lisaku, Hermal Llapra
Delegat:
Millan Baçi; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj
Kartonë të verdhë: Ymeraj 57′, Çela 72′, Shehu 88′ / Fangaj 59′

EPISODET

88′ – Laçi pretendon për gol, por i drejtë vendimi i arbitrit. Topi nuk e ka kaluar vijën fatale dhe portieri Çekrezi kontrollon topin.

81′ – Çokaj, fluturimthi gjuan fort në hyrje të zonës së Kastriotit. Topi shkon ngjitur me shtyllën pingule. Laçi i afrohet golit

73′ – Çokaj provon të befasojë portierin Çekrezi nga një goditje dënimi, por mesfushori është i pasaktë. Mbi tra topi i goditur prej tij.

61′ – Bojan Najdenov lë fushën e blertë, në vend të tij aktivizohet mesfushori Fjoart Jonuzi.

54′ GOL – Julian Shehu, me një goditje të fortë arrin të mposhtë portierin Selmani. Barazim 1-1 në Durrës. Gol mjaft i bukur i mesfushorit qendror

45+1′ – Herald Marku në hyrje të zonës gjuan, por pa shënjestrën e duhur. Topi shkon jashtë kuadratit.

30′ – Herald Marku provon me një goditje jashtë zone. Mesfushori e dërgon topin mbi kuadrat. Asnjë rrezik për portierin Selmani.

16′ – Kastrioti i afrohet golit. Selmani largon rrezikun në momentin e parë dhe krutanët provojnë nga një goditje këndi. me vështirësi kurbinasitr spastrojnë zonën.

11′ GOL – Fangaj, ps një rrëmuje në zonë arrin të mposhtë portierin Çekrezi. Laçi e sheh veten në avantazh.

3′ – Xhixha nis Shtubinën, shkodrani merr topin dhe niset përpara. Gjithsesi aksioni është i parregullt, pasi sulmuesi i Laçit ishte në pozicion jashtë loje.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.