VIDEO / Gafa e çmendur e portierit prish debutimin e Henrisë te Monako

Tierri Henri nuk e ka filluar në mënyrën më ideale ndeshjen e tij të parë në rolin e trajnerit. Tekniku i Monakos iu desh t’ia besonte portën të riut Sejdu Sy, për shkak të dëmtimit të papritur të kroati Subashiç.

Gardiani senegalez fatkeqësisht nuk e ka përligjur besimin e trajnerit. Ndoshta kjo ndodhi prej faktit që në një vit e gjysmë ka luajtur vetëm tri takime ose ndoshta emocionet kanë bërë të vetën. Në minutën e 17-të të takimit Sy kreu një gafë të pabesueshme, duke i lënë t’i ikte nga duar një top lehtësisht i kontrollueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *