Barcelona në ankth, Mesi lë lojën i dëmtuar

Barcelona po udhëheq për momentin me rezultatin 2-0 ndaj Sevijas, sfidë e vlefshme për javën e nëntë të La Ligës. Gjithashtu kjo ndeshje merr vlerë edhe për faktin se Barça në rast fitoreje do të ngjitet në vendin e parë.

Gjithsesi, pavarësisht rezultatin 2-0, katalanasit marrin një lajm që i vë në ankth të plotë. Lionel  Mesi pësoi një dëmtim në minutën e 16-të të sfidës. Ishte një përplasje mes tij dhe mesfushorit italo-argjentinas, Franko Vaskez, ku kapiteni i blaugranave mori një dëmtim në krahun e djathtë. Siç duket nga video për argjentinasin nuk duket një dëmtim i lehtë, gjithsesi priten zhvillime të reja në lidhje me gjendjen e 31-vjeçarit.

Vlen për t’u veçuar fakti se argjentinasi në vetëm 15 minuta, Lionel Mesi dhuroi një asist dhe shënoi golin e dytë për Barcelonën. Dembele ishte ai që mori vendin e kapitenit katalanas, i cili u largua mes duartrokitjeve nga “Camp Nou”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online