VIDEO | Flamurtari në gjumë, Kastrioti “kërcënon” Tiranën

Surpriza e javës së 15-të vjen nga Fushë-Kruja. Kastrioti ka arritur që të mposhtë minimalisht Flamurtarin me një gol mjaft të bukur të Okebugut. Skuadra krutane arrin që të marrë fitoren e tretë për këtë edicion, duke lënë vendin e fundit në klasifikim.

Ekipi i Stavri Nicës zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë agresive ndaj kuqezinjve që siç u pa në fushë e kishin marrë mjaft lehtë. Mjaftoi një goditje spektakolare e Okebugut, për të thyer Qirkon, i cili nuk kishte si të ndalte atë goditje të fantastike të Kastriotit. Edhe pse Flamurtari nisi që të ishte më kërkuese, sërish rastet më të rrezikshme i krijonte Kastrioti.

Në pjesën e dytë skuadra e Kastriotit ju afrua disa herë golit të dytë, ndërsa në krahun tjetër vlonjatët e patën shumë të vështirë që të çanin në mbrojtjen e vendasve. Në minuta e fundit të kohës së rregullt, ekipi i Nicës fitoi një 11-metërsh, por Ymeraj nuk arriti të shënonte. Janë makth penalltitë për lojtarët e Kastrioti, pasi më parë kanë gabuar edhe Mziu e Roxher nga pika e bardhë.

Në fund 3 pikë me shumë vlerë për Kastriotin, i cili lë vendin e fundit më në fund dhe tani mendon për ndeshjen me Tiranën, ku do të kërkojë që të lërë zonën e ftohtë, pikërisht ndaj skuadrës që është para saj në klasifikim. Një rezultat i papritur për Flamurtarin, që nuk ruan ritmin e skuadrave që ndodhen në pjesën e sipërme të klasifikimit.

KATEGORIA SUPERIORE – Java 15
E diel, më 2 dhjetor, ora  14:00

KASTRIOTI 1-0 FLAMURTARI
Shënues:
 Okebugu 33′

Kastrioti: Kuka, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj (Caca 89′), Okebugu, Shehu (T. Marku 46′), E. Marku (Bardhi 74′), Roxher. Trajner: Stavri Nica.

Flamurtari: Qirko, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Kotobelli (Musta 77′), Batha, Useini, Mustafa (Alla 58′), Torasa (Beqaj 40′), Kale, Bushiç. Trajner: Ilir Daja.

Kartonë të verdhë: Shehu 41′, H. Marku 50, T. Marku 62′, Ymeraj 87′, Okebugu 88′, Kuka 90+3’/ Veliu 23′, Useini 60′ Batha 62′, Pollozhani 64′, Kale 80′
Gjyqtarë: Andi Koçi, Enea Pashaj, Herald Lisaku, Klodian Shahini
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

 

GOLI
33′ – Pas ekzekutimit të një goditje dënimi, Okebugu godet mjaft bukur, duke e çuar topin në trekëndëshin e portës së vlonjatëve.

87′ – Bardhi fiton të drejtën e një 11-metërshi dhe Ymeraj merr përsipër ekzekutimin, por lojtari i Kastriotit ndalet nga Qirko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *