VIDEO | Finalja më e pasur e historisë, El Gazi “heroi” i Aston Vilës
Po luhet në “Wembley” finalja e fazës “play-off” të Championship midis Aston Vilës dhe Derbi Kauntit. Aston Vila është vetëm 45 minuta larg rikthimit në Premier League. Një gol i holandezit Anuar El Gazit i ka dhënë avantazhin skuadrës nga qyteti i Birmingamit, që ka qenë qartazi ekipi më dominues në fraksionin e parë të lojës.
1-0 EL GHAZI pic.twitter.com/riHLHSImhC
— villareport (@villareport) May 27, 2019
Rikthimi në Premier League do të sjellë minimumi 180 milionë paundë të ardhura për ekipin fitues, para këto që do i hynin shumë në punë Aston Vilës, po të marrim parasysh faktin se bilancet e klubit janë tepër të rënduara dhe para pak muajsh u përfol dhe për një skenar falimentimi.
Limbs! #avfc El Ghazi! Best player on the pitch this half 1-0 #PlayOffFinal pic.twitter.com/HRtf32yaBI
— Nathan Judah (@njudah_star) May 27, 2019