VIDEO | “Dhuratat” e Hidit nuk mbarojnë, Flamurtari “shkelm” Teutës

Flamurtari ka mposhtur në Vlorë Teutën me rezultatin 3 -1, në një 90-minutësh ku vlonjatët u shfaqën qartazi si skuadra më e mirë në fushë. Me tri pikët e sotme, skuadra e Ilir Dajës shkon “parakalon” durrsakët, duke i marrë vendin e tretë të tabelës me 44 pikë.

Flamurtarit i mjaftuan më pak se 100 sekonda për të zhbllokuar rezultatin. Sukaj shërben për Ribajn, i cili tregohet i saktë në kontaktin me topin. Vlonjatët vazhdojnë të ushtrojnë presion deri në përfundim të pjesës së parë. Pjesa e dytë hapet me një gafë të portierit Hidi, i cili përsërit gabimin e bërë në Laç. Kësaj radhe përfiton Sukaj, i cili shkon në kuotën e 3 golave në Vlorë, rendiment fantastik për një sulmues që dukej “në pension” në janar.

Traore ngushton rezultatin, por më pas Teuta tregohet e pafuqishme për të barazuar takimin. Minuta e 90-të sjell një penallti të dyshimtë për vlonjatët,  fituar me zgjuarsi nga Elton Kale, që ekzekutohet me sukses nga Batha.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28

E mërkurë, më 10 prill 2019, ora 18:30

FLAMURTARI 3 – 1 TEUTA
Shënues:
Ribaj 2′, Sukaj 56′, Batha 90′ / Traore 65′

Kartonë të verdhë: Kale 70′, Veliu 73’/ Arapi 20′ Latif 62′, Frashëri 78′

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Rrapaj (Ymeraj), Musta, Kale, Ribaj (Haruni 92′), Sukaj (Mustafa 76′). Trajner: Ilir Daja
Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Osmani, Arapi (Beqja 46′), Gashi, Sidibe, Kallaku, Vajushi (Latif 56′), Kamara (Traore), Progni. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Dojando Myftari, Alfred Shkreta, Kreshik Cjapi
Delegat: Besnik Çela
Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj

 

Episodet –

90′ – Frashëri rrëzon Kalenë brenda zonës së rreptësisë. Batha nuk gabon nga pika e bardhë!

65′ – Goool!  Pas fantastik i Kallakut për Traore. Sulmuesi i Teutës godet saktë me të majtën dhe mposht portierin Koliçi 

 

64′ – Goli i anuluar ! Latif shënon, por goli anulohet për shkak të një pozicioni të parregullt pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit.


56′ – Goool! Gafë e portierit Hidi. “Gardiani” i Teutës nënvlerëson Sukajn, i cili arrin të ndalë gjuatjen e tij dhe më pas topi përfundon në rrjetë.

 

49′-  Një top i futur në zonë nga Sukaj nuk largohet siç duhet nga Beqja, topi shkon në këmbët e Mustës, i cili shpërdoron një rast të shkëlqyer.

19 – Arapi kryen faull ndaj Kalesë në kufi të zonë së rreptësisë. Veliu ekzekuton goditjen e dënimit, por topi nuk e kalon murin mbrojtës.

7 – Kale i afrohet golit. Braziliani gjuan nga brenda pak metra larg portës, por Hidi i vendosur mirë pret.

2′ – Goool ! Musta shërben Ribajn me një top tokazi. Sulmuesi fierak godet një takim dhe çon topin në rrjetë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online