VIDEO | Dhimbja e Liverpulit lumturi për ta, ja çfarë bëjnë tifozët e Evertonit

Mançester Siti arriti të fitonte përballë Brajtonit, duke siguruar titullin e gjashtë në histori. Ekipi i Guardiolës e mbylli kampionatin me 98 pikë dhe fitoi garën e egër me Liverpulin, që u rendit i dyti me një pikë më pak.

Siç ndodh zakonisht aty ku ka derbe të zjarrta, dikush feston edhe vetëm prej faktit që “armiku” i të njëjtit qytet vuan. Kështu ka ndodhur edhe me tifozët e Evertonit. Ata po mbështesnin ekipin e zemrës në transfertë kundër Totenhemit, ndërsa veshët i kishin te ndeshja e Sitit.

Liverpulin nuk e durojnë dot dhe çdo dhimbje e The Reds është lumturi për ta. Kështu ka ndodhur edhe dje. Tifozë të Evertonit shihen në video duke kënduar “Blue Moon”, ndryshe hëna blu, ndërsa një prej tyre mban edhe flamurin e Mançester Sitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online