VIDEO | Dështoi nga pika e bardhë, spanjolli i njohur shpërthen në lot

Vijareali po përjeton një sezon të vështirë dhe shumë të çuditshëm. “Nëndetësja e verdhë” do të presë Valencian në shtëpi të enjten, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës.

Ndryshe është situata në kampionat. Ekipi po vuan dhe renditet në vendin e tretë nga fundi (bashkë me Vajadolidin) me 30 pikë. Lufta për mbijetesën do të jetë e ashpër deri në fund.

Vijareali u mposht mbrëmjen e djeshme jashtë fushe kundër Betisit 2-1. Megjithatë, miqtë mund të kishin dalë me një pikë nga transferta andaluziane. Santi Kazorla pati shansin e artë të barazonte ndeshjen një minutë përpara fundit.

34-vjeçari goditi dobët dhe lehtë në mes, portieri i Betisit nuk lëvizi nga vendi dhe priti topin. Diçka e tillë është përjetuar keq nga lojtari ofensiv.

Ky i fundit është përlotur pas ndeshjes. Skenë emocionuese, një shok i skuadrës shkon për t’i dhënë kurajë dhe moral, por Kazorla ndjen peshën e përgjegjësisë dhe fajit. Kampionati ka dhe 7 javë dhe Kazorla me shokë do të bëjnë maksimumin për të mbajtur ekipin në elitën e futbollit iberik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online