Championsi zhvendos Superioren, orare të reja për mesjavën

Të mërkurën nis faza e katërt e Kategorisë Superiore dhe tashmë janë përcaktuar oraret e sfidave të programuara sipas kalendarit. Nuk do të ketë takime në 15:45, apo 18:45. Tanimë do të luhet 15 minuta më herët dhe e gjitha kjo për shkak se në mesjavë luhet sfidat e fazës çerekfinale në Champions League.

Janë disa ndeshjet e rëndësishme, ndërkohë që Tirana është ekipi i vetëm që i ka tre pikët e sigurta. Bardheblutë kanë në program ndeshjen me Kamzën e përjashtuar. Në Laç luhet një përballje mjaft interesante, teksa kurbinasit presin Kukësin që ende e mban një sy te titulli kampion. Nga ana tjetër bardhezinjtë e drejtuar nga Sulejman Starova duan vendin e tretë. Një fitore mund të shtonte edhe oreksin për vendin e dytë, pasi Kukësi që tanimë drejtohet nga Ernest Gjoka ka vetëm katër pikë më shumë.

Pak kilometra më tutje luhet një finale për mbijetesën. Kastrioti dhe Luftëtari përballen mes tyre dhe është një ndeshje e drejtpërdrejtë për qëndrimin në elitë. Sigurisht ka edhe shumë ndeshje deri në fund, por fitorja është i vetmi rezultat që kënaq krutanët.

Në mbrëmje luhen përballjet e tjera, Partizani kryesues duhet medoemos të fitojë me Skënderbeun. Korçarët, që kanë pushuar gjatë kësaj periudhe, nuk po kalojnë një moment të mirë gjithashtu. Në Vlorë luhet një tjetër takim shumë i rëndësishëm për vendin e tretë, thuajse një finale ajo mes Flamurtarit e Teutës.

Kategoria Superiore – Java 28
E mërkurë, më 10 prill 2019

Ora 15:30 | Laçi-Kukësi
Ora 15:30 | Kastrioti-Luftëtari
Ora 18:30 | Partizani-Skënderbeu
Ora 18:30 | Flamurtari-Teuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online