VIDEO | Derbi bardheblu dhe “shifrat e zeza”, si kanë ndryshuar Tirana e Partizani!  

Fitorja e fundit në derbi për Tiranën ka qenë mjaft e bukur. Atë vit bardheblutë rrezikonin rënien nga Superiorja, por arritën ta mundnin Partizanin me rezultatin 1-0. Ishte mbrëmja e 7 shkurtit dhe triumfi erdhi me një gol super nga Gilberto Fortunato.

Ajo kthesë e brazilianit ka mbetur gëzimi i fundit i bardhebluve kundrejt Partizanit. Më pas shifrat kanë folur vetëm për të kuqtë, që në 13 ndeshje kanë fituar gjashtë herë, kurse shtatë ndeshje janë mbyllur pa fitues. Por barazimet nuk është se të japin kënaqësi.

13 NDESHJET DERBI QË TIRANA NUK FITON
28/04/17 Tirana-Partizani 1-2
20/02/17 Partizani-Tirana 2-1
02/12/16 Tirana-Partizani 0-0
25/09/16 Partizani-Tirana 0-0
04/05/16 Tirana-Partizani 2-2
04/03/16 Partizani-Tirana 2-0
07/12/15 Tirana-Partizani 0-0
03/10/15 Partizani-Tirana 1-0
04/05/15 Partizani-Tirana 2-2
13/03/15 Tirana-Partizani 1-2
08/12/14 Partizani-Tirana 2-0
26/09/14 Tirana-Partizani 0-0
22/03/14 Partizani-Tirana  1-1
BILANCI: 6 FITORE PARTIZANI, 7 BARAZIME

TË MBIJETUARIT – Nga ata që triumfuan në derbin e fundit me Partizanin kanë mbetur pak. Të kuqtë kanë Alban Hoxhën, të vetmin që mbrëmjen e 7 shkurtit ishte në fushën e blertë. E veçanta është se Kalari në atë takim mbante veshur fanellën e Tiranës dhe gëzonte.

Nga Tirana kanë gëzuar Ilion Lika, Dorian Kërçiku dhe Erando Karabeci. Të tre me shumë mundësi do të luajnë sërish të premten, ndryshe nga Gentian Muça. Ky i fundit pritet ta ndjekë derbin nga tribuna këtë herë. Ndoshta mund të bashkohet me Fanatics këtë herë, por e vështirë…

Kategoria Superiore – Java 18

Derbi, 7 shkurt 2014, ora 18:00
Stadiumi “Qemal Stafa”, Tiranë

Tirana-Partizani

Tirana: Lika, Vrapi, Pashaj, Muça, Kalari, Kërçiku, Karabeci, Koreshi (Deliç 79’), Kahata (Ndikumana 55’), Morina, Gilberto (Limani 93’). (Në dispozicion: Çaka, Peposhi, Kaja, Çota). Trajner: Gugash Magani

Partizani: A. Hoxha, Ahmeti, G. Krasniqi, Rrahmani, B. Krasniqi, Dunkoviç (Nexhipi 55’), Demiri (Musta 69’),Hyshmeri, Antanasijeviç, Mazrekaj, Saçer (Sali 67’).  (Në dispozicion: S.Hoxha, Hysenbelliu, Pliska, E. Prençi). Trajner: Hasan Lika

Kartonë të verdhë: Kërçiku 54’, Karabeci 65’, Lika 70’, Kalari 77’, Pashaj 80’ / A.Hoxha 51’, B.Krasniqi 70’, Musta 75’

Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, O. Grabova, E. Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online