Kololli shijon momentin, “Blick” e vlerëson në Zvicër

Benjamin Kololli ishte protagonist sezonin e shkuar me fanellën e Lozanës, teksa shënoi 10 gola në kampionat. Gjithashtu ai regjistroi disa asiste, por në fund skuadra e tij nuk qëndroi dot në elitën e futbollit zviceran.

Këtë verë Kololli u transferua te Zyrihu dhe po luan rregullisht. Në mesjavë shënoi gol me penallti në Europa League dhe festimi i tij bëri xhiron e botës, pasi mesfushori ra një zbrazëtirë që ishte pranë tribunës së tifozëve të skuadrës zvicerane. Gjithsesi për të nuk pati ndonjë lëndim.

Dje Kololli ishte sërish protagonist në fitoren e Zyrihut, që në shtëpi mundi skuadrën e Lucernës. Lojtari i Kosovës, tashmë 26 vjeç, dha asistin e golit trepikësh të skuadrës së tij, çka ka bërë që edhe prestigjiozja “Blick” ta përfshijë në formacionin më të mirë të javës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online