VIDEO | Dedikimi, goli si Ibra dhe mbijetesa: Dunga hap “kartat”

0

Ismail Dunga edhe mund të ishte larguar në janar nga Luftëtarit. Kishte shënuar vetëm një gol kundër Tiranës, nga ata të rëndët që të japin tre pikët, ndërkohë që bluzinjtë kërkuan për një sulmues cilësor gjatë merkatos. Së fundmi keniani është kthyer në hero.

Deri më dje numëronte vetëm dy gola në Superiore, ndërkohë që ndëshkoi i vetëm Partizanin kryesues dje. Pas ndeshjes, Dunga foli për golat e realizuar: “Është një ndjesi e mirë për mua që t’i shënoj skuadrës që është në kryesim të kampionatit. Mendoj se çdo lojtar duhet të presë që t’i vij shansi i tij dhe mendoj se ky është momenti im më mirë. Në fazën e parë luante Shkurtaj dhe unë po qëndroja në stol, ndërsa tani po marr minuta të mjaftueshme. Ka të bëjë dhe trajneri sigurisht, ai po bën një punë të shkëlqyer”.

“E morët topin e ndeshjes? “Jo nuk e mora e topin, pasi në golin e parë nuk e preka dot topin. Lojtari i Partizanit (Atanda) e preku dhe ishte një autogol. Goli i dytë ishte i imi, pashë që mbrojtësit më lanë shumë hapësirë dhe përdora këtë në avantazhin tim. Goli “alla-Ibrahimoviç”? Thjesht ndodhi, ishte thjesht një instinkt sulmuesi”, deklaroi sulmuesi shtatlartë i Luftëtarit.

Mbijetesa është objektivi kryesor dhe Dunga bën thirrje për durim:  “Mendoj se duhet të tregohemi të duruar. Duhet të luftojmë deri në fund, s’mund ta ndjejmë veten rehat që tani. Duhet të vazhdojmë të fitojmë”.

TRANSFERIMI DHE DEDIKIMI – Sulmuesi normalisht e dëshiron kalimin në një kampionat më të fortë. E thotë hapur këtë, ndërkohë që ka edhe një dedikim për golat e shënuar. “Shpresoj që po. Ëndrra ime është që të luaj për një klub të madh, ashtu si çdo tjetër futbollist. Kjo është ambicia ime. Megjithatë, tani është herët për të folur për këtë gjë.  Dedikim? Golat ia dedikoj familjes time, gruas e fëmijëve të mi”, përfundoi Dunga.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.