Superiorja “në derë”, finalet e radhës të mërkurën

Klubet e Superiores nuk kanë shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjet e radhës. Faza e katërt nis menjëherë të mërkurën dhe është një problem i madh rikuperimi i energjive. Janë disa ndeshjet e rëndësishme, ndërkohë që Tirana është ekipi i vetëm që i ka tre pikët e sigurta. Bardheblutë kanë në program ndeshjen me Kamzën e përjashtuar.

Në Laç luhet një përballje mjaft interesante, teksa kurbinasit presin Kukësin që ende e mban një sy te titulli kampion. Nga ana tjetër bardhezinjtë e drejtuar nga Sulejman Starova duan vendin e tretë. Një fitore mund të shtonte edhe oreksin për vendin e dytë, pasi Kukësi që tanimë drejtohet nga Ernest Gjoka ka vetëm katër pikë më shumë.

Pak kilometra më tutje luhet një finale për mbijetesën. Kastrioti dhe Luftëtari përballen mes tyre dhe është një ndeshje e drejtpërdrejtë për qëndrimin në elitë. Sigurisht ka edhe shumë ndeshje deri në fund, por fitorja është i vetmi rezultat që kënaq krutanët.

Në mbrëmje luhen përballjet e tjera, Partizani kryesues duhet medoemos të fitojë me Skënderbeun. Korçarët, që kanë pushuar gjatë kësaj periudhe, nuk po kalojnë një moment të mirë gjithashtu. Në Vlorë luhet një tjetër takim shumë i rëndësishëm për vendin e tretë, thuajse një finale ajo mes Flamurtarit e Teutës.

Kategoria Superiore – Java 28
E mërkurë, më 10 prill 2019

Ora 16:00 | Laçi-Kukësi
Ora 16:00 | Kastrioti-Luftëtari
Ora 19:00 | Partizani-Skënderbeu
Ora 19:00 | Flamurtari-Teuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online