Kanë mjaftuar vetëm 10 minuta lojë për të parë golin e parë në ndeshjen midis Juventusit dhe Interit. Më saktë një autogol, madje në ndeshjen e parë që e nis si titullar. Aventura e Matijs De Ligt me bardhezinjtë nuk ka filluar ashtu siç pritej.
Mbrojtësi 19-vjeçar ka qenë i pafat në goditjen e këndit të ekzekutuar nga Sensi. Holandezi ka devijuar topin drejt portës së tij në përpjekje për ta larguar atë.
Trishtim për De Ligt dhe festë për djemtë e Antonio Kontes, të cilët udhëheqin me rezultatin 0-1 për momentin kundër “Zonjës së vjetër”.