VIDEO | Çelsi bën detyrën, kundër Kristal Palas vendosin spanjollët

Çelsi ka triumfuar në shtëpi ndaj Kristal Palas, duke u bashkuar me Liverpulin e vendit të dytë në kuotën e 27 pikëve. Ekipi i Sarrit bëri detyrën me fitoren 3-1, ku shënoi dy herë Morata dhe një herë Pedro Rodrigez.

Pjesa e parë ishte një dominim i bluve, të cilët arritën të konkretizonin vetëm një herë rastet që krijuan. Në minutën e 32-të ishte Alvaro Morata, i cili shënoi golin e avantazhit për Çelsin, pas një pasimi nga Pedro Rodrigez. Me rezultatin 1-0 skuadrat u drejtuan në dhomat e zhveshjes.

Në fraksionin e dytë miqtë e Kristal Palas duket se u futën më me besim në fushë dhe vetëm pas tetë minutash lojë, arritën të gjenin golin e barazimit me anë të Tousend. Goli duket se e shkundi Çelsin dhe blutë e Londrës filluan të rrisnin përsëri presionin tek porta e Kristal Palas. Në minutën e 65-të ishte përsëri Morata, i cili tashmë duket i rilindur pasi shënon golin e tretë në dy ndeshjet e fundit.

Vetëm pesë minuta më pas, Çelsi shënoi përsëri, këtë rradhë me Pedron. Një gol, që ishte i gjithi spanjoll, ku dalja e Markos Alonsos nga krahu i majtë gjeti Pedron, i cili nuk gaboi, duke shënuar dhe golin e tretë. Kështu, blutë e shoin veten në vendin e dytë tashmë, dy pikë prapa Mançester Sitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online