VIDEO | Bullari shpëtimtari i Shqipërisë, Shpresat barazojnë në Turqi

Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka barazuar 2 – 2 ndaj Turqisë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit U21. Djemtë e Alban Bushit zhbllokuan të parët rezultatin e takimit me anë të Malokut, ndërsa Turqit përmbysën rezultatin me golat e Dulmur dhe Dervishoglu.

Në kornen e fundit të takimit kuqezinjtë tanë vunë baraspeshën. Sulmuesi Emiliano Bullari tregohet i saktë me kokë dhe bën që i gjithë stoli i kuqezinjve të futet në fushë për të festuar. Pika e marrë sot në Stamboll çon skuadrën tonë në kuotën e dy pikëve pas tri ndeshjeve (barazim me Andorrën dhe humbje me Turqinë).

Turqi U21 2 – 2 Shqipëria U21
Shënues: Dulmur 54’ Dervishoglu 85’/ Maloku 49’, Bullari 90+3’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online