VIDEO | Betis “makth” i të mëdhave, Atletiko “viktima” e radhës

Atletiko Madrid nuk ka arritur të përfitojë nga hapi fals i Barcelonës një natë më parë, teksa ka dalë pa pikë nga transferta e “Estadio Benito Villamarin” në Sevija. Një 11-metërsh vendosi takimin, ku ishte Serxho Kanales, i cili u tregua i saktë, duke i dhënë suksesin Betisit.

Pjesa e parë ishte thuajse e gjitha e dominuar nga madrilenët, të cilët dukeshin të motivuar për të fituar dhe për të ngushtuar diferencën me Barcelonën e vendit të parë. Pavarësisht rasteve të krijuara, ekipi i Simeones nuk arriti të konkretizonte dhe pjesa e parë u mbyll në barazim.

Pushimi në dhomat e zhveshjes, duket se i bëri mirë ekipi të Betisit, pasi në fraksionin e dytë u tjetërsuan në lojën e tyre. Zgjidhja e ndeshjes, erdhi në minutën e 64-të, kur Serxho Kanales, konvertoi në gol penalltinë e akorduar në favor të ekipit të tij.

Atletiko, provoi deri në fund të merrte diçka nga takimi, por vendasit rezistuan në mënyrë perfekte. Kështu, Real Betis konfirmohet si një kockë e fortë, teksa pasi fitoi në “Camp Nou” ndaj Barçës disa muaj më parë, tani triumfon dhe ndaj Atletikos së Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online