VIDEO | Bardhi shënon sërish, por Dinamo Zagreb shumë i fortë për Partizanin

Skuadra e Partizanit ka zhvilluar miqëoren e tretë përballë Dinamo Zagrebit dhe pas dy barazimeve në ndeshjet e para, Partizani është mposhtur nga gjiganti kroat. Ndeshja nisi mirë për Partizani, me “Demat e kuq” që arritën të gjenin golin që në minutën e 11’ të takimit.

Jurgen Bardhi tregoi dhe njëherë tjetër formën e mirë që po kalon dhe pasi i shënoi Antaliasporit, gjeti rrjetën edhe përballë kroatëve. Sulmuesi shkëputet mirë në zonë dhe gjen hapësirën e duhur për të mposhtur portierin kundërshtar nga një distancë e afërt.

Megjithatë, Dinamo e Zagrebit mori frenat e lojës dhe arriti të përmbysë gjithçka. Moro në minutën e 27’ dhe Petkoviç në të 52-ën i dhanë fitoren skuadrës kroate. Partizani bëri një lojë të kënaqshme dhe rrezikoi disa herë golin e barazimit, por në fund u dorëzuan dhe u mposhtën 2-1.

Dinamo Zagreb 2-1 Partizani
Moro 27′, Petkoviç 52′ / Bardhi 11′
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila (Rexhepi 45’), Telushi (Çinari 20’) , Duka (Kardozo 40′ – Kalari 87′), Asani (Mensah 70′), Mala (Kote 66’), Bardhi (Hebaj 52’). Trajner: Skënder Gega

Dinamo Zagreb: Livakoviç, Rrahmani, Dilaver, Theofile, Stojanoviç, Moro, Gojak, Hajroviç, Olmo, Kadzior, Petkoviç Trajner: Nenad Bielica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online