Rekord dhe modesti, Grizman: Forca jonë është mbrojtja, Godin madhështor

Goli i Antuan Grizman nga pika e penalltisë kundër Levantes i dhuroi fitoren Atletikos së Madridit. Sulmuesi francez theu një rekord, duke shënuar gol në gjashtë ndeshje rresht në kampionat, gjë që nuk e kishte bërë më parë.

27-vjeçari ka folur për fitoren e vuajtur, ndërsa ndalet dhe te Diego Godin, kapiteni i ekipit dhe lideri i mbrojtjes së ekipit “colchoneros”. Kampioni i botës me Francën tregohet modest dhe ndan të gjitha meritat me shokët e skuadrës.

Nuk e nisëm mirë ndeshjen, mungonin pasimet, këmbët e mia ishin të rënduara, por e dimë që kemi mbrojtjen më të mirë prapa nesh. Godin i bën mirë gjërat si gjithmonë, drejton repartin difensiv dhe është i rëndësishëm për ne. Saviç u dëmtua, por Himenez ishte gati për të luajtur dhe kjo është forca jonë. Mos të harrojmë as Vitolon, i cili nuk është aktivizuar shumë, por zhvilloi një ndeshje të madhe.”

Rekordi im? Le ta tërheqim para karrocën të gjithë bashkë në momente të vështira: trajneri, tifozët dhe ne lojtarët. Nuk mund të bëj asgjë pa shokët e skuadrës. Nuk mund të krijoj raste, apo të shënoj pa ndihmën e tyre dhe jam i lumtur që ndodhem këtu dhe kam këto shokë skuadre”, përfundon Antuan Grizman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online