Barcelona ka arritur të dalë më tri pikë nga transferta ndaj Getafes. Kampionët në fuqi mundën me rezultatin 2 – 1 vendasit dhe shkojnë çojnë në pesë pikë diferencën me Atletikon e vendit të dytë, që barazoi ndaj Sevijës më herët gjatë ditës së sotme.
Mesi dhe Suarez ishin dy lojtarët që shënuan golat për katalanasit. “Pleshti” zhbllokoi i pari takimin me një gol në minutën 20-të, ndërsa Suarez prodhoi një “perlë” të vërtetë 19 minuta më vonë që çoi shifrat në 2 – 0.
Getafe ngushtoi rezultatin me Matën, por në pjesën e dytë skuadra “blaugrana” mori sërish kontrollin e lojës. Një ndeshje e mirë edhe per portierin Ter Shtegen, i cili kreu një pritje të pabesueshme për të mbajtur skuadrën e tij në avantazh.
Standings provided by Sofascore LiveScore