VIDEO | Barcelona mban kreun, meritat i takojnë “grindavecit” Dembele

Atletiko Madrid dhe Barcelona janë ndarë me nga një pikë pas takimit të luajtur në “Ëanda Metropolitano”. Një 90-minutësh ku të humburit më të mëdhenj janë tifozët, të cilëve nuk iu “servir” një ndeshje e cilësie të denjë për dy skuadrat që mbajnë kreun e La Ligës.

Pjesa e parë u karakterizua me një lojë pasive nga të dyja skuadrat. Barcelona ishte e kënaqur me mbajtjen e topit, ndërsa Atletiko ishte e tëra e vendosur mbrapa duke pritur të shfrytëzonte ndonjë gabim të katalanasve.

Takimi u zhbllokua në minutën e 77-të, teksa Diego Kosta u gjend i pamarkuar gjatë një goditje këndi. Valverde vepron dhe fut francezin Dembele, i cili ia shpërblen besimin, duke shfrytëzuar më së miri pasimin e përhershmit Lionel Mesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online