VIDEO | Barça vijon marshimin në La Liga, fitore e pastër ndaj Gironës

Barcelona vijon marshimin, teksa ka hequr qafe dhe Gironën, duke fituar pastër me shifrat 0-2. Katalanasit iu falën golave të Nelson Semedos dhe Lionel Mesit. Kështu, katalanasit e çojnë përsëri diferencën në pesë pikë me Atletikon e vendit të dytë.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për miqtë, të cilët kaluan në avantazh me anë të Nelson Semedos, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e Gironës, duke shënuar golin e parë. Pjesa e parë vijoi me ritëm deri në fund, por rastet nga të dyja kampet nuk arritën të konkretizoheshin.

Fraksioni i dytë nisi keq për vendasit, të cilët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 51-të, pasi Espinoza mori kartonin e dytë të verdhë. Për të shënuar golin e qetësisë mendoi i zakonshmi Leo Mesi, i cili shënoi në minutën e 68-të. Deri në fund ekipi i Valverdes administroi mjaft mirë dhe çdo gjë u mbyll me shifrat 0-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online