Barcelona ka bërë detyrën duke mundur në “Camp Nou” Real Vajadolidin me rezultatin minimal 1 – 0. Golin për katalanasit e shënoi Leo Mesi me anë të një 11-metërshi. Kampionët në fuqi të La Ligës vinin nga dy barazime radhazi dhe në ndeshjen e sotme fitorja ishte detyrim.
Barcelona dominoi gjatë të gjithë takimit, por pavarësisht rasteve të krijuara u desh që rezultati të zhbllokohej me anë të 11-metërshi të fituar nga Zherad Pike.
Pjesa e dytë foli e gjitha për Barcelonën, por vendasit nuk i ndalën shpërdorimet. Portieri i Vajadolit, Zhordi Masim, i cili vinte në këtë sfidë si një “ish” u bë një makth për Leo Mesin, të cilit i priti një 11-metërsh, që i mohoi dopietën.
BARCELONA 1 – 0 REAL VAJADOLID
Shënues: Leo Mesi 43′