VIDEO | Barça nuk është PSG, Junajtid kapitullon pa kushte

Barcelona rikthehet në gjysmëfinalet e Champions League pas katër vitesh. Katalanasit mundën në “Camp Nou” 3-0 anglezët e Mançester Junajtid, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm të të dy sfidave në 4-0.

Mrekullia që Mançester Junajtid kreu në Paris, bëri që “djajtë e kuq” të shpresonin në një përsëritje të asaj nate magjike… Fatkeqësisht në ndryshim nga PSG, Barcelona ka një lojtar që nuk të lë të ëndërrosh, madje ata e njohin mirë, pasi i ka bërë të derdhin lot në dy finale Champions-i.

Lionel Mesi shfrytëzoi një gabim të Eshli Jang në minutën e 16-të dhe më pas mori topin duke bërë atë lloj “magjie” që vetëm ai di ta bëjë. Katër minuta më vonë David De Gea i dhuron golin e dytë me një gafë trashanike.

Në pjesën e dytë rrugën e rrjetës e gjen Filipe Kutinjo, që çon shifrat në 3-0. Tani Barcelonës i duhet të presë takimin mes Liverpulit dhe Portos për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Barcelona 3 – 0 Mançester Junajtid              
Shënues: Mesi 16’, 20’, Kutinjo 61

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online