VIDEO | Barazim i çmendur në “Olimpico”, Lacio e Sampdoria spektakël për një pikë

Te Lacio nuk dinë më si të fitojnë. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi është ndalur në “Olimpico” nga Sampdoria në një takim që dhuroi një fund emocionues për të dyja palët .

Ekipi “mysafir” doli të parët në avantazh me Kualjarelën, ndërsa Açerbi barazoi shifrat në minutën e 79-të. Në minutën 96-të, Imobile ekzekuton me  saktësi një 11-metërsh dhe shumë vetë e cilësuan ndeshjen të mbyllur, por në sekondat e fundit të ndeshjes, Saponora çon shifrat në 2 – 2, duke shtangur të pranishmit në “Olimpico”. Mbas 11 minutash shtesë gjyqtari mbyll takimin dhe çon skuadrat në dhomat e zhveshjes me nga një pikë.

 

Ky është barazimi i katërt radhazi për Lacion në Serie A dhe kundërshtarët janë gati të përfitojnë me Milanin që nesër ka një mundësi të artë për ta çuar diferencën në tre pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online