VIDEO | Totenhemi “harron” derbin dhe konfirmohet forcë e tretë

Totenhemi reagoi pas humbjes në derbin kundër Arsenalit, duke fituar përballë Leisterit në transfertë. Ekipi i Poçetinos fitoi 0-2 me golat e Son Heung-Min dhe Dele Ali.

Koreano-jugori kaloi “Spurs” në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të një eurogol. Dyfishimi erdhi në minutën e 58-të. Son dhuroi një asist të bukur për Dele Alin dhe ky i fundit shënoi me kokë, duke vulosur fitoren e miqve.

Ky trepikësh e ngjit Totenhemin në vendin e tretë me 36 pikë, gjashtë më pak se Liverpuli i vendit të parë, ndërsa Leisteri qëndron në vendin e nëntë me 22 pikë.

Leister-Totenhem 0-2
(Son Heung-Min 45+1’, Dele Ali 58’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online