VIDEO | Bajerni e nis me humbje në SHBA, fitorja i takon Arsenalit

Bajerni i Mynihut ka humbur takimin e parë të turneut miqësor “International Champions Cup” që zhvillohet në mënyrë të përvitshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Skuadra e Niko Kovaç është mundur nga Arsenal me rezultatin 2 –  1.

Një autogol i të riut Poznanski dhe goli i sulmuesit ganez Nketia i dhanë fitoren ekipit londinez. Golin e vetëm të Bajernit në këtë takim e shënoi polaku Robert Levandovski.

Një lajm i mirë për Bajernin në këtë takim ishte rikthimi i mesfushorit francez Korentin Toliso. Futbollisti shtatlartë veshi sërish fanellën e kampionëve të Gjermanisë pas më shumë se 9 muajsh nga dëmtim i rëndë që pësoi në gju.

Bajern Mynih 1 – 2 Arsenal
Shënues: Levandovski 71′ / Poznanski 49′ (aut), Nketia 88′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online